11 dhjetor 2007

Aleanca Franceze organizon javën Shqiptare

Përmbajtja e këtij evenimenti ishte prezantimi i Shqipërisë nga pikpamja turistike por jo vetëm.

Në një sallë të veçantë dhe me videoprojektore dhe shume fotografi u fol veçanërisht për Voskopojën për vlerat arkitekturale dhe afresket e kishave që ndodhen në Voskopoje te ato pak që kanë mbetur që mban ky fshat dikur shumë i rëndësishëm në afërsi të Korçës.

Më pas mbrëmja vijoi me ekspozitën me fotografi nga Shqipëria të bëra me shumë mjeshtëri dhe një lloj risku pasi nuk është kollaj të fluturosh me parashutë dhe në të njëjtën kohë të bësh fotografi aq mirë të fiksuara, këtë e them pasi fotografin që ka realizuar këto fotografi e kam mik dhe di diçka më tepër nga eksperiencat e tij në fluturime, kryesisht nga bregdeti ynë, por jo vetem. Mund të theksojë Kalanë e Gjirokastrës, Beratit, Ali Pashes etj.

Kishte shumë njërëz të ftuar duke filluar nga ambasadori ynë në Paris, Ylljet Aliçka, presidentja e Aleancës Franceze ne Tirane Znj.Drita Hadaj etj francez, shqiptarofrancez, dhe shqiptare nga Shqiperia të ardhur posaçërisht. Kishte shqiptarë nga ata që jetojnë në Francë kryesisht në Paris si studentë, shkrimtarë, njerëz të artit

Ndër atyre të ardhur nga Shqipëria, ishin të pranishëm edhe perfaqësues të një kantine pijesh nga Rrësheni i Rrethit Mirditë . Këta të fundit bënin gjithashtu reklamë për produktet e tyre si verëra të ndryshme, raki të shoqëruar me disa meze të pregatitura dhe gjithashtu mjalt nga Shkodra. Të gjith këto produkte unë personalisht nuk hezitova ti blija. Prodhuesit me ate afrimitetin dhe ngrohtësinë prej shqiptari, më dhuruan nga një nga secila pije dhe mjalt,që mua më dukeshin si gjëra të çmuara dhe jo diçka konsumi.

Ne ditet në vazhdim, në një nga sallat e kinemave ne Paris u prezantuan edhe disa nga filmat shqiptarë të rinj ku ishin prezente edhe aktorja e njohur Luiza Xhuvani bashkë me bashkëshortin e saj, regjizorin e njohur Gjergj Xhuvani.

1 koment:

drejt tropojes tha...

me pelqejne keto lloj aktivitetesh, shkembim kulturash, idesh, metodash dhe eksperiencash, me duket menyre e mire drejt permiresimit...