07 nëntor 2007

Extracomunitarë dhe ndodhite rreth tyre

Ka me shume se nje jave qe la media italiane flet dhe shume-flet mbi ngjarjen e fundit. Me pak fjale:
Nje shtetase italiane grabitet,rrihet,perdhunohet nga nje extracomunitar rumen,dhe vdes mbas ca ditesh ne spital.

Kjo shkaktoi nje BOOM ne nivel nazional,politikanet qe ulerijne, komente ligjesh te reja ne parlament,la media qe jep mend,ruspa qe shkaterron barakat e klandestineve,por me e rrezikshmja qytetaret qe me se fundi vjellin vrerin e grumbulluar..

Dhe une pergjigjem - kane te drejte qytetaret e thjeshte (te cfare do lloj race ata qofshin), ata te cilet punojne ndershmerisht,qe sapo ngrihen ne mengjes paguajne ajrin qe thithin,qe dergojne cdo dite femijet ne shkolle, qe jane gjithe diten te impenjuar me jeten e perditeshme,ne lufte te perhereshme me veshtiresite e jetes,te jene te shqetesuar dhe te friksuar nga ato qe ndodhin,dhe reagon me agresivitet..

Dhe une pyes - Pse ulerijne vetem tani politikanet kur e njohin situaten?? Pse nuk zbatohen ligjet e comunitetit europian kur ekzistojne por kerkohen te reja per te justifikuar ngjarjen?? Barakat ekzistonin, por indiference totale nga ana e forcave publike, apo "aksionet e ndermarra nga shteti" per zgjidhjen e probleve aq evidente , (apo mbase ruspat ishin neper oficina'')?? E shume pyetje te tjera te cilave mund tu jap pergjigje si qytetare!! duke u inatosur me ato qe "ndermerr" dikush tjeter ...................... vertet ambjenti ne Shqiperi ose me sakte ne disa qytete eshte me teper se i ndotur, por çdokush duhet te krahasohet me vetveten,dhe jo me tjetrin..

Nuk ka komente: