12 nëntor 2007

Nela nga Shqipëria i përgjigjet pyetsorit

1. Ngjyra e syve ? – Kafe e errët.
2. Makina e preferuar ? – Për momentin, Citroën C4 Picasso, Peugeot 107.
3. Me te mengjren a me te djathten ? – Me te djathtën.
4. Kepucet qe veshet sot ? – Gjysëm çizme të zeza, me pak takë.
5. Frika? – Mos mbetem pa njerëzit që dua.
6. Qellimi qe do donit te arrinit kete vit? – Ky vit po ikën….sa për tjetrin, po i piketoj.
7. Mendimi i pare ne mengjes? – Po fle dhe pak....ngrihu shpejt se të iku autobuzi punës!! :)
8. Koha e gjumit? – Rreth orës 11pm, diku tek 7 orë.
9. Pepsi apo Kola? – Redbull.
10. E dale ne grup apo dyshe? – Dyshe, por edhe në grup s’kalohet keq.
11. Cokollate apo vanilje? – Vanilje.
12. Tymos? – Jo, sikur s’më tërheq.
13. Kendon? – Dikur.
14. Ke rene ne dashuri? – Eh, po!
15. Do te martohesh ti? – Hmm… ndoshta pas 2-3 vjetësh.
16. A shkon mire me prindërit? – Më tepër se mirë.
17. I bie ndonje vegle muzikore? – Pak pianos, për tjetër s’ia them.
18. A ke tymosur muajt e fundit? – U bë shumë kohë që jo.
19. Candy bar i preferuar? – Mjafton të ketë drithëra brenda.
20. Ke dale me ndonje cun muajt e fundit? – Me të përherëshmin.
21. Kur ishe e vogel...? – ...kisha dy bishtaleca me fjongo dhe qaja kur m’i krihte mami.
22. Te kane thene ndonjehere "bishtperdredhur"? – Me sa di unë, jo, por ça s’bën vaki.
23. Ke vjedhe ndonjehere ne dyqan? – S’jam kleptomane :)
24. C'do behesh kur te rritesh? – Me kismet…Po pres të rritem njëherë.
25. Tatuazhe? – Jo, çështje frike.
26. Njeriu i famshem i preferuar? – Nënë Tereza, George Clooney.
27. Skuadra e zemres? – Gjermania.
28. I dashuri ideal? – Ekziston idealja???
29. Beson ne dashurine me shikim te pare? – Fizikisht, mbase.
30. Marka e preferuar e veshjeve? – (Zara) Por fundja, ç’rëndësi ka, mjafton të rrinë mirë.
31. Pushimet e endrrave? – Cancun, Bora-Bora, dhe kudo tjetër që ia vlen.
32. Kafshet shtepiake? – S’kam, edhe pse do të doja shumë të kisha një qen.
33. Kengetari i preferuar? – Nelly Furtado, 3 Doors Down, Coldplay, Evanescence, etc.
34. Filmi i preferuar? – Dr. House momentalisht, si dhe të gjitha komeditë.
35. E ke shkrepur ndonjehere pushken? – Jo, më mirë, se kushedi kë do të kishte zënë plumbi.
36. Te pelqejne keto pyetjet? – Po më bëjnë të mendohem.
37. Jam e varur prej? – Ajrit.
38. Pija e preferuar? – VodkaRedbull me luleshtrydhe.
39. Te ka vajt mendja skic per njeri? – Po, për atë të pikës 20.
40. Guxhulitesh? – Çka, jo shumë.
41. Akullorja e preferuar? – Me vanilje dhe lajthi.
42. A beson ne Zot? – Besoj se atje lart kujdeset dikush për mua.
43. Pershkruaje veten me 3 fjale? – Me integ-ritet. Bëhen tre?? :D
44. Dita e preferuar e javes? – Të gjitha përveç të Dielës.
45. Cfare revistash lexon? – Rrallëherë lexoj revista, i ka zëvendësuar interneti.
46. E embel apo e tharte? – E ëmbël.
47. Marka e preferuar e cimcakizit? – Brooklyn.
48. Ngjyra e flokeve? – Të zeza.
49. Bishtin apo koken (e gjelit)? – Bishtin, për pendë.
50. Soji? – Si gjithë të tjerët.
51. Gjatesia? – Mesatare.
52. Dobesia? – Gjërat personale.
53. Pica e preferuar? – Me proshutë dhe rukola (italiana), dhe me peshk ton.
54. Fjalia me e shpeshte ne sms? – Ça po bën?
55. Tipari me i mire fizik? – S’e di, më thonë sytë.
56. Te ze makina, treni, avioni? – Me gjithë këtë trafik në TR ça s’të zë. Edhe avioni pak.
57. Mc'Do apo Burger King? – Nga halli, McDonalds (Burger Ging s’kam provuar).
58. Lipton ice Tea apo Nestea? – Të parën.
59. Kafe apo kapucino? – Kapuçino, mgjth. tani po fillon të më mësohet ca stomaku me kafen.
60. A truan ndonjehere? – Rrallëherë, për këta që mezi po shtrojnë rrugët “I rëntë pika”.
61. Do te shkosh ne Universitet? – Do ishte bukur të kthehesha, por s’besoj se kam më kohë.
62. Te duket vetja terheqese? – Shumë, ç’e pyet…J
63. A ke pire alkol muajin e fundit? – S’para e kam shumë qejf.
64. A ke marre droge muajin e fundit? – Droga s’është droga ime :)
65. Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – Borëbardha me 7 xhuxhat.
66. A ke hipur ne skene muajin e fundit? – Kanë kaluar vite jo një muaj.
67. Sporti i preferuar? – Aerobia, noti.
68. Te pelqen vetja? – Varet ku pasqyrë shikohem, ajo brenda më nxjerr më mirë :)
69. Te kane rrahur ndonjehere? – S’besoj të kem shpëtuar pa ndonjë dajak të mirë e vogël.
70. Si do te vdesesh? – Me nipëra e mbesa rrotull.
71. Piercing? – S’besoj se mund të quhet i tillë, gjithsesi, kam një gur të vockël fare tek dhëmbi.
72. Ngjyra e preferuar? – E zeza, lejlaja e errët, jeshilja smerald.
73. Pjata e preferuar? – Burani me spinaq dhe kos, s’i them kurrë jo.
74. Prindrit e tu jane? – Foleja ime e përhershme.
75. Ke kalamaj? – Jo.
76. Ke kafshe shtepiake? – Akoma jo.
77. Aroma e preferuar? – Buka e thekur… dhe parfumet e lehta.
78. Njehere u deha dhe...? – S’ka sesi kur s’pij alkool.
79. Muzika e preferuar? – Varet nga momenti.
80. Pa cfare s'mund te jetosh? – Pa vëmendje, pa lirinë time, pa qeshur.
81. Stina e preferuar? – Pranvera, më pëlqen era e ajrit në mëngjes…smells good!!
82. Flori apo argjend? – Argjend.
83. Kush eshte personi i fundit qe ju mori ne telefon? – S’i ka rënë mendja njeriu deri tani :(
84. Si i jep makines? – hmm…ashtu si i jepet kur s’i jep fare.
85. Si e ke zilen e celit kete kohe? – Të qetë fare, si qengj.
86. Me mire e pasur apo e famshme? – Them se e para.
87. Kur je merzitur shume...? – Dua të eci, të reflektoj.
88. Sa e ke cuar pa gjume? – Dy ditë.
89. C'do beje me 1 million dollare?? – Do ndërtoja një shtëpi me një kopësht gjigant.
90. C'ju ben per te qeshur? – Njerëzit që investojnë më shumë për aparencën se trurin.
91. Libri i preferuar? – S’i jam kthyer kurrë një libri dy herë, autorit po.
92. Casti me i sikletshem? – Ai që të vë në siklet :p
93. Gjeja e preferuar qe ke? – Udhëtimet.
94. Ke levizur ndonjehere shtepi? – Tre herë, por s’besoj se do jetë e fundit.
95. Puthje apo perqafime? – Të dyja, edhe pse e dyta flet ndonjëherë më shumë.
96. A jeni njeri emotiv? – Po, por po përmirësohem :)

5 komente:

Anonim tha...

atehere nela, paskemi plot gjera te perbashketa. E para bishtalecat, çfare qejfi kur mund ti krihja vete !
Edhe une andej nga ZARA e filloj.
Dr House eshte doktori se na more ne qafe?
Edhe une nuk e kam qejf te dielen, sidomos ne darke.
Burania, à çpo na shkon goja leng. Na sill receten e familjes.

nela tha...

Po, po Tena, Dr. House eshte doktori, me pelqen se ka nje humor shume ironik. E urrej te dielen, eshte pothuajse e vdekur. Dhe me sa kam vene re jashte, shume me teper e vdekur se ketu. Duhet te pyes mamin per punen e recetes, se ajo qe bej une s'del aq e mire sa e saj. Gjithsesi, burani eshte e shkreta, s'ka shume ingrediente:)

Anonim tha...

burani eshte e shkreta thua ti veç mamat nuk e di çfare i hedhin brenda qe eshte aq e mire !

nela tha...

Eh, vertet Tena,ndonjehere jane ato gjerat e vogla qe i japin lezet. :)

Anonim tha...

sheshimejdanit.blogspot.com is very informative. The article is very professionally written. I enjoy reading sheshimejdanit.blogspot.com every day.
payday cash loans
canada payday loans